Pezullimi me 5 ndeshje, Disiplina nuk pranon kërkesën e Ndreut

Pezullimi me 5 ndeshje, Disiplina nuk pranon kërkesën e Ndreut

Trajnerit të Kastriotit, Ramadan Ndreu, nuk i ulet dënimi nga Komisioni i Disiplinës, pas kërkesës së bërë. FSHF shkruan ditën e sotme se Komisioni i Disiplinës mori vendimin për “Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të Kastrioti z. Ramadan Ndreu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit”.

Kujtojmë se pas trazirave të ndodhura në ndeshjen Tirana-Kastrioti, Ndreu u dënua me 5 ndeshje përjashtim nga të gjitha aktivitetet futbollistike.

Megjithatë duke qenë se dënimi për 3 ndeshje u shlye, trajneri i krutanëve kërkoi amnisti për heqjen e dënimit, por kjo nuk ndodhi dhe tani e ka të pamundur të jetë në stol për ndeshjen e nesërme të Kastriotit ndaj Kukësit, ku krutanët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të siguruar zyrtarisht qëndrimin në Kategorinë Superiore për sezonin tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy