
Ajo ndaj Maqedonisë së Veriut, mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Giorgio Chiellini me fanellën e Italisë.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mbrojtësi veteran po mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur në fund të sezonit.
37-vjeçari rinovoi me Juventusin pak kohë më parë, deri në fund të sezonit të ardhshëm, por ndarja mes palëve mund të ndodhë në fund të këtij sezoni.
Dëshira e Chiellini ishte të luante me Italinë në Botëror, por pas eliminimit nga Maqedoonia e Veriut, diçka e tillë nuk ka mundësi të ndodhë dhe mbrojtësi po mendon të largohet nga futbolli i luajtur.



