
FIFA ka përditësuar renditjen e përgjithshme, pas ndeshjeve të muajit qershor. Shqipëria ka pësuar rritje, teksa është ngjitur me 3 pozicione. Ndryshe nga hera e fundit që kuqezinjtë renditeshin në vendin e 68-të, tashmë kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo, ngjitet në vendin 65-të. Kjo rritje vjen pas fitoreve që Shqipëria regjistroi ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Ndërkohë Kosova, pëson një rënie të madhe prej 5 pozicionesh teksa bien nga vendi i 102-të tek i 108-ti. Vendi i parë mbahet nga Argjentina, që ndiqet nga Franca dhe Brazili.



