Arbitri shqiptar Juxhin Xhaja është zgjedhur për të vendosur drejtësi në ndeshjen e UEFA Youth League, mes të rinjve të Wolfsburg dhe Lille.
Sfida do të zhvillohet në Gjermani dhe këtë ndeshje, UEFA ka vendosur t’ia besojë 3 arbitrave shqiptarë.
Përveç Juxhin Xhajës, i cili do të jetë arbitër kryesor, janë zgjedhur edhe Ilir Tartaraj me Egin Doda si anësorë.
Arbitër i katërt do të jetë gjermani Florian Lechner. Ndeshja do të luhet të mërkurën, duke filluar nga ora 16:00.



