Sergio Conceiçao, opsion për Barcelonën

Sergio Conceiçao, opsion për Barcelonën

Në orët e fundit traineri Sergio Conceiçao ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën.

Sipas portugezes ‘ Correio da Manha ‘ , numri një i stolit ka vendosur të mos e zgjasë kontratën me Porton dhe është shëndërruar në një opsion për Barcelonën.

Largimi i Xavi Hernandez nga spanjollët në fundin e sezonit, po i shton me kalimin e ditëve përpjekjet e drejtuesve për ta gjetur zëvëndësuesin e duhur, i cili do të mund ti dërgojë drejt sukseseve në të ardhmen.

49 vjeçari prej shtatë vitesh është pjesë e bardhebluve por edhe më përpara ka drejtuar në kampionatin portugez skuadra si Olhanense, Academica, Braga dhe Guimaraes dhe gjithashtu Nantes në Ligue 1.

Për ish lojtarin e Interit, drejtimi i mundshëm i Barcelonës sigurisht do të shënonte një hap shumë të suksesshëm në karriere, i cili do të shoqërohej me një detyrë të vështirë pasi një ekip si ‘’ Blaugranët ‘’ synon protagonizmin në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy