Manchester United, gjen sulmues tek Santos

Manchester United, gjen sulmues tek Santos

 Përpjekjet e drejtuesve të Manchester United në lidhje me merkaton vijojnë.

Sigurisht në atë të dimrit dhe atë të verës ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ do të jenë protagonistë absolutë, sidomos nëse i referohemi situatës delikate në të cilën ndodhen. 

Kanë kaluar 12 javë në Premier League dhe 20 herë kampionët e saj renditen në vendin e 10-të, me vetëm 1 pikë larg Europës. 

Traineri Ruben Amorim po bën përpjekjet maksimale për ta ndryshuar historinë por gjithsesi periudha e transferimeve do të luajë një rol të rëndësishëm në ringritjen e Manchester United. 

Drejtuesit kanë preferuar Brazilin kësaj rradhe, pikërisht Santosin, aty ku e kanë gjetur objektivin. 

Flitet për Robinho Junior, i cili aktivizohet si ekstrem. Situata delikate e brazilianëve në aspektin ekonomik mund ti favorizojë gjigandët e Anglisë dhe jo vetëm për ta realizuar dëshirën e numrit një të stolit.

 Teknika e lartë dhe shpejtësia, sidomos kapaciteti për të bërë diferencën në duelet një kundra një i kanë mahnitur krerët e britanikëve, komponent të cilin e krahasojnë me Neymarin. 

Jo vetëm Manchester United por edhe disa klube të tjerë europianë do të luftojnë për të marrë shërbimet e nxënësit të Juan Pablo Vojvodas, i cili po bën diferencën në Brasileirao, një ndër kampionatet më kompetitivë në Amerikën e Jugut. 

Pretendimi për të përforcuar arkat e detyron presidentin e bardhezinjve Marcelo Teixeira ta marrë seriozisht në shqyrtim këtë interes dhe parashikohet se në javët vijuese negociatat ndërmjet palëve do të jenë edhe më intensive.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy