Forsberg kalon Suedinë në çerekfinale, Zvicra i jep lamtumirën Botërorit (VIDEO)

Forsberg kalon Suedinë në çerekfinale, Zvicra i jep lamtumirën Botërorit (VIDEO)

Zvicra i ka dhënë lamtumirën Kampionatit Botëror duke mos mundur dot që të kualifikohet për në fazën e çerekfinaleve.

“Helvetët” u mundën me rezultatin e ngushtë 2-0 ndaj Suedisë në ndeshjen e zhvilluar në “Saint-Petersburg Stadium”.

Heroi i suedezëve në këtë ndeshje ishte Forsberg që realizoi në minutën e 66-të që shënoi pas një gjuajtje nga distanca që u ndihmua dhe nga një devijim i mbrojtësit zvicerian.

Një gol që i mjaftoi Suedisë për të vijuar rrugëtimin e saj në Kampionatin Botëror, ndërsa Zvicra i jep fund këtu aventurës duke mos e bërë dot të mundur objektivin për të vijuar në raundin e çerekfinaleve.

Suedezët do të mësojnë kundërshtarin e rrallës në ndeshjen që do të luhet në darkë mes Kolumbisë dhe Anglisë që do të jetë e fundit për fazën e 1/8-ve.

Më poshtë goli i vetëm në ndeshjen Suedi-Zvicër.

Goli i shënuar nga Forsberg

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy