
Krahu i majtë i mbrojtjes ka rezultuar një dhimbje e fortë koke për Barcelonën ne vitet e fundit .
‘’ Los Cules ‘’ s’kanë mundur të gjejnë një lojtar cilësor për të konkurruar me Jordi Alban, i cili s’ka bindur aspak. Katalanasve i mbetet ende rrugë për të bërë dhe janë të ndërgjegjshëm se për të arritur objektivat s’duhet të gabojnë në përzgjedhjen e lojtarëve në merkato.
Alternativave si Jose Luis Gaya dhe Grimaldos i është shtuar edhe anësori i modestëve të Cadiz Pacha Espino. Uruguajani ka fituar protagonizëm tek spanjollët sepse po zhvillon një sezon për tu vlerësuar dhe menjëherë është pëlqyer nga Xavi Hernandez.
Ish mesfushori i mirënjohur ka besimin se mund të rikshkruajë historinë me ‘’ Blaugranët ‘’ dhe parashikohet se eksperienca pozitive tek Al Sadd do të ndikojë në mbaravajtjen e spanjollëve pavarësisht se rivaliteti do të jetë shumë herë më i fortë.
Statistikat e Pacha Espinos e klasifikojnë ndër mbrojtësit më të mirë të La Ligas dhe klauzola e prishjes së kontratës me "Nëndetësen e Verdhë", e cila aktualisht vlerësohet në 25 milionë euro do të ulej në mënyrë të konsiderueshme nëse skuadra e tij nuk do të ketë fatin të sigurojë qëndrimin në La Liga për sezonin e ardhshëm .
Lojtari nga San Jacinto ndodhet midis dy zjarreve sepse rinovimi i kontratës që skadon në 2023-shin do të varet nga performanca deri në fundin e kampionatit , dhe në rast dështimi në negociatat vijuese , Cadizi do të mbetej me duar bosh për ishi-n e Nacional të Montevideos .
Vlera e kartonit të Pacha Espinos është rreth 12-15 milionë euro , shifër e përballueshme për kuq e blutë që s’po arrijnë të ringrihen ekonomikisht dhe s’përjashtohet mundësia që Barcelona të përfshijë ndonjë lojtar që nuk ka bindur për të ulur koston e mësipërme .
Ky opsion është me të vërtetë për tu vlerësuar si nga ana e klubit ashtu edhe nga lojtari i talentuar sepse do ti krijonte mundësinë për tu fuqizuar dhe Pacha Espinos për të provuar veten tek një ekip që ëndërrohet nga çdo lojtar .
Sezoni po shkon mbare për nxënësin e Alvaro Cerveras dhe një ndër arsyet është interesi i skuadrës nga Katalunja dhe së dyti për faktin se në 11 ndeshje ka ditur të komportohet në lartësinë e duhur pavarësisht se Cadiz nuk ka bërë shumë në 13 javët e para të cilat e pozicionojnë në vendin e 15-të në klasifikim .



