Sfidë e ashpër në Premier League për Mbappen

Sfidë e ashpër në Premier League për Mbappen

Në vitet e fundit Kylian Mbappe ka rezultuar një ndër më të preferuarit në merkato nga skuadrat e elitës.

Për francezin përsëri në vijuesen do të sfidojnë njëra-tjetrën Chelsea , Manchester City dhe Liverpooli, të cilat shquhen për potencialin në aspektin ekonomik.

Duke qenë se kontrata e sulmuesit me Paris St Germain përfundon në fundin e sezonit , pikërisht nga ky fakt do të tentojnë të përfitojnë për ta larguar nga ‘’ Parque de Prince ‘’.

Përsëri ishi-t të Monacos do ti duhet të analizojë ofertat dhe destinacionin e të ardhmes , pavarësisht se nuk përjashtohet mundësia e qëndrimit tek ‘’ Les Pariziens ‘’, ekip me të cilin deri më tani ka treguar se mbetet një ndër më të mirët në qarkullim.

15 gola në 15 sfida , shtuar edhe nje asist janë statistika të cilat vijojnë ta lartësojnë figurën e 24 vjeçarit, tek një rival shumë i fortë, sidomos në Ligue 1.

Objektivi me Luis Enriquen në stol është fitimi i çdo trofeu gjatë këtij sezoni, kryesisht atë të Champions Leagues dhe asturiani mban mbi supe eksperiencën e duhur për ta thyer njëherë e mirë akullin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy