
FIFA thuhet se i ka bllokuar merkaton klubit të Feronikelit. Shkak për këtë është bërë një borxh i klubit ndaj futbollistit Bedri Greca. Ky i fundit u largua nga Feronikeli në merkaton e janarit, por kishte ende disa pagesa pa marrë nga klubi nga Drenasi.
Në këtë situatë, Greca pasi nuk po merrte pagat, vendosi ta adresojë çështjen në FIFA, aty ku i dhanë të drejtë. Megjithatë pavarësisht kësaj, Feronikeli përsëri nuk pagoi dhe tashmë janë marrë masa për këtë.
Në Kosovë raportojnë se FIFA i ka bllokuar merkaton klubit nga Drenasi dhe do të mbetet e mbyllur, deri sa të shlyhet borxhi ndaj ish-lojtarit të Tiranës.



