Ronaldo te ish-skuadra? Nëna e portugezit: Dua ta shikoj aty para se të vdes

Ronaldo te ish-skuadra? Nëna e portugezit: Dua ta shikoj aty para se të vdes

Cristiano Ronaldo bëri një lëvizje të bujshme në merkaton  e verës, teksa u largua nga Juventusi për t’u rikthyer te Manchester United në Preimer League.

Megjithatë nuk përjashtohet edhe një tjetër rikthim i bujshëm për sulmuesin 36-vjeccar, por këtë herë te Sporting Lisbon. Nëna e portugezit, Dolores Aveiro, në një intervistë të dhënë së fundmi tha se dëshira e madhe është që ta shikojë sërish djalin e saj me fanellën e Sporting dhe këtë ia ka treguar edhe atij vetë.

“Cristiano Ronaldo duhet të kthehet te Sporting. Nëse do të ishte zgjedhja ime ai tashmë do të ishte këtu. Atij i pëlqen të shikojë ndeshjet e Sporting. Unë ia kam thënë atij se para se të vdes, dua të shikoj edhe njëherë të rikthehet te Sporting. Pas kësaj ai më tha: ‘Të shikojmë’. Megjithatë nëse Cristiano nuk do të rikthehet, atëherë aty do të luajë djali i tij i madh”, tha Dolores.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy