Ancelotti: E dimë çfarë duan tifozët, presidentit t’i japim kualifikimin si dhuratë

Ancelotti: E dimë çfarë duan tifozët, presidentit t’i japim kualifikimin si dhuratë

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka folur në konferencë për shtyp ditën e sotme, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme në Champions League, ndaj Paris Saint Germain.

Në fjalët e tij, trajneri i madrilenëve tha se e di çfarë duan tifozët deh skuadra e tij do të përpiqet të marrë fitoren.

Më tej ai deklaroi se skuadra do t’i bëjë dhuratë presidentit Perez, kualifikimin në çerekfinale të Champions League.

Ne duam të kualifikohemi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të rëndësishëm. Mungesa e rregullit të golit jashtë fushe ndryshon, ne duhet të fitojmë dhe të luajmë një ndeshje inteligjente. Vetëm të fitojmë me një gol diferencë, rezultati nuk kërkon që të bëjmë një ndeshje të çmendur. Me apo pa Mbappe nuk ndryshon asgjë, ne përgatitemi për ndeshjen duke menduar të hedhim në fushë skuadrën më të mirë duke menduar që do të luajë francezi.

Casemiro është i pazëvendësueshëm për nga karakteristikat, por ne kemi Kroos dhe Camavinga. Ai u stërvit sot, nëse është 100% do të hyjë në fushë. PSG-ja ka Messi, Neymar dhe Verratti, por ne nuk mendojmë për individualitete, ata janë një ekip i madh. Ne nuk duam të bëjmë si në ndeshjen e parë, kur kemi bërë keq. Nuk do të duhet shumë kohë për të bërë më mirë. Bernabeu jep shumë, ne e dimë se çfarë dëshiron stadiumi ynë dhe ne do t’ua japim atyre. Shpresoj t’i japim Perezit çerekfinalet për ditëlindjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy