Disfatë me 4 gola, Shqipëria U-21 zhgënjen ndaj Bullgarisë në miqësore

Disfatë me 4 gola, Shqipëria U-21 zhgënjen ndaj Bullgarisë në miqësore

Shqipëria e 21-vjeçarëve është mposhtur ditën e sotme një disfatë të thellë nga Bullgaria. Këta të fundit kanë triumfuar ndaj Shpresave të Alban Bushit, me rezultatin 4-0, ku vlen të theksohet se 3 golat e parë u shënuan në harkun kohor të 9 minutave.

Shopov në minutën e dytë, Petrov në minutën e 5-të, Gruev në minutën e 11-të dhe Nikolov në minutën e 68-të, i dhanë fitoren 21-vjeçarëve bullgarë.

Ndryshe nga ndeshja me Andorrën 4 ditë më parë, ku u shfaqën në një formë të shkëlqyer, Shpresat sot u shfaqën në një formë të dobët, ndoshta edhe për faktin se ishte vetëm një miqësore.

Kjo ishte ndeshja e fundit për Kombëtaren U-21 për këtë muaj, teksa ndeshja e radhës është më 6 shtator të këtij viti ndaj Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy