Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, foli para mediave, në prag të sfidës që skuadra shkodrane do të luajë ditën e nesërme në finalen e Kupës ndaj Laçit.
Gurishta pranoi se stadiumi “Air Albania”, ka qenë fatsjellës për Vllazninë, por shtoi se finalja e këtij sezoni, do të jetë ndryshe nga ajo e një viti më parë.
Mbrojtësi deklaroi se skuadra është gati, për një ndeshje që përveç fitimit të Kupës, vlen edhe kualifikimin në Europë.
Është e vërtetë që stadiumi “Air Albania” ka qenë fatsjellës për ne, por finalja e vitit të kaluar ishte një ndeshje tjetër dhe kjo një tjetër. Vitin e kaluar e kishim siguruar Europën nga kampionati normalisht ishim më të qetë, tani është një situatë tjetër. Fitimi i kësaj finale na mundëson hyrjen në Europë ose dështimin që është mbetja jashtë.
Jemi gati, skuadra është e përgatitur është gati, pavarësisht si shkuan gjërat që ekipi mbeti jashtë Europës, skuadra është gati për të dhënë maksimumin në ndeshjen e nesërme dhe me ndihmën e Zotit shpresoj që Kupa të shkojë përsëri në Shkodër për vitin e dytë rresht.



