Wass, objektiv i Atleticos

Wass, objektiv i Atleticos

Shumë larg protagonizmit të vitit të kaluar , Atletico Madridi po rikuperon pak e nga pak forcat në funksion të së ardhmes , ku pa dyshim e presin sfida shumë të vështira .

Diego Simeone  tashmë i njeh shumë mirë ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe ka ditur të adaptohet në çdo situatë duke nxjerrë më të mirën prej saj .

Kohët e fundit ‘’ El Cholo ‘’ ka spikatur mesfushorin Daniel Wass i cili po zhvillon një sezon për tu duartrokitur nën drejtimin e Jose Bordalas duke i shkaktuar benefite Valencias  gjatë ndeshjeve .

32 vjeçari e përfundon ciklin në ‘’ Mestalla ‘’ në fundin e këtij sezoni dhe është një opsion interesant për ofensivën e Atletico Madridit , skuadër e cila  për më tepër mund të përfitojë shërbimet e  danezit me parametër zero .

Përpara se spanjollët të shfaqeshin , Daniel Wass kishte oferta edhe nga Danimarka por me këtë interes ndoshta rrugëtimi i tij do të jetë ndryshe sepse Atletico Madridi është një ndër ekipet më të vlerësuara në vitet e fundit  për faktin e  te qënit tepër kompetitive në çdo kompeticion. 

Gjithçka do të varet nga drejtuesit e ‘’ Blanquinegros ‘’ sepse një kalim në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të fuqizonte një kundërshtar direkt në La Liga pavarësisht se duke iu referuar kualitetit këto dy skuadra as që kanë të krahasuar . Deri në këtë moment nordiku është prezantuar në një nivel të kënaqshëm duke e kanalizuar atë në 21 ndeshje , 1 gol dhe 1 asist dhe trokitja e Atleticos në derë ja ka rritur automatikisht vlerat .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy