Barcelona, e fiksuar me Kvaratskhelian

Barcelona, e fiksuar me Kvaratskhelian

Mbetja në prapavijë prej kohësh tashmë vijon të jetë një shqetësim për drejtuesit e Barcelonës.

‘’ Blaugranët ‘’ janë shumë larg skuadrës së dikurshme e cila bënte ligjin në çdo kompeticion, të cilët tanimë kanë filluar ti bëjnë llogaritë për sezonin vijues.

Disa reparte kanë rezultuar difektoze, kryesisht mbrojtja dhe sipas ‘ Il Corriere Dello Sport ‘, spanjollët e kanë deklaruar objektivin e rradhës.

Kvicha Kvaratskhelia, i cili pretendohet edhe nga Paris St Germain është një lojtar që pëlqehet shumë nga Xavi Hernandez, trainer që po jep maksimumin për ekipin e zemrës, i cili fitoi gjithçka me ‘’ Los Cules ‘’ në të kaluarën.

Megjithatë, rivaliteti me ‘’ Les Pariziens ‘’ nënkupton një lloj vështirësie për ish fituesit e La Ligas për arsye të potencialit të presidentit Nasser Al Khelaifi, i cili ndër vite ka arritur të transferojë lojtarë shumë të famshëm në ‘’ Parque de Princes ‘'.

Gjeorgjiani po zhvillon sezonin e dytë me Napolin dhe deri më tani numëron 10 gola dhe 5 asiste në 36 sfida dhe interesi i shtuar me kalimin e kohës natyrisht ia rrit vlerat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy