Manchester United përcakton çmimin për Jadon Sancho

Manchester United përcakton çmimin për Jadon Sancho

Duke qenë se e ardhmja e Jadon Sanchos në ‘’ Old Trafford ‘’ është vënë në dyshim së fundmi, drejtuesit e Manchester United kanë reaguar menjëherë në lidhje me këtë çështje.

Të ashtuquajturit ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ , sipas të famshmes ‘ TEAMtalk ‘ pretendojnë arritjen e një akordi që përfshin shitjen e kartonit të anglezit në një të ardhme të afërt , për të cilin synojnë 80 milionë euro.

Mosmarrëveshjet në kohët e fundit me trainerin Erik Ten Hag e bëjnë edhe më të mundur largimin nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’ gjatë janarit por vlera e paracaktuar konsiderohet mjaft e ekzagjeruar.

Gjithsesi prej kohësh ka nisur të mendohet për spastrimin tek 20 herë kampionët e Premier Leagues gjatë merkatos vijuese, të cilët kanë mbetur dukshem në prapavijë në krahasim me të kaluarën dhe në të ardhmen do të tentojnë ti japin fund ulje-ngritjeve .

Do të jetë shumë e vështirë, pothuajse e pamundur për çdo pretendent që ti plotësojë kërkesat e ‘’ The Red Devilsave ‘’ për ishi-n e Borussia Dortmundit, i cili për më tepër po kalon një moment të vështirë tek kjo skuadër, i reflektuar në aktivizimin në vetëm 3 sfida në sezonin aktual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy