Romelu Lukaku, pranë largimit nga Napoli

Romelu Lukaku, pranë largimit nga Napoli

Situata e Romelu Lukakut tek Napoli është agravuar në kohët e fundit. 

Gjatë periudhës prej dy javësh kur po zhvilloheshin ndeshjet e Play Offit për Botërorin e 2026-tës belgu vendosi të mos rikthehej në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ atëherë kur e përcaktuan drejtuesit e bardhekaltërve, fakt i cili e ka vënë dukshëm në pikpyetje qëndrimin. 

Ishi i Chelseat mund të bëjë gati valixhet me të mbaruar sezoni, duke qenë se kjo situatë është mbështetur edhe nga traineri Antonio Conte i cili shquhet si shumë kokëfortë dhe i disiplinuar. 

Gjithsesi, duhet theksuar se 32 vjeçari ka patur ulje-ngritje të vazhdueshme referuar rendimentit dhe tanimë Aurelio Di Laurentis ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë rreth 10 milionë euro për largimin e tij. 

Sigurisht qendërsulmuesi ndodhet në një moment kritik të karrierës por parashikohet se ofertat për të s’do të mungojnë. 

7 sfida dhe 1 gol numëron nxënësi i trainerit nga Lecce në sezonin aktual i cili me shumë gjasa do të jetë i fundit tek ish fituesit e Scudettos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy