
Sezoni për Interin po vijon në mënyrën e duhur.
Zikaltërit janë afër fitimit të një tjetër Scudettoje por sigurisht vëmëndja e drejtuesve në asnjë moment nuk është anashkaluar nga merkatoja e verës.
Italianët do të jenë aktivë gjatë kësaj periudhe dhe në fakt kanë bërë një hap përpara në lidhje me firmosjen me një tjetër portier.
Përveç Yann Sommerit traineri Cristian Chivu ka në dispozicion edhe Josep Martinez por ky i fundit nuk e ka bindur gjatë sfidave.
Guglielmo Vicario i Tottenham Hotspurit është i zgjedhuri i rumunit, sipas raportimeve të ‘ La Gazzetta dello Sport ‘.
Italiani është titullar tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe mund të rikthehet shumë shpejt në Serinë A.
Gjatë karrierës ka mbrojtur portën e Venezias, Perugias, Cagliarit dhe Empolit dhe prej dy sezonesh është pjesë e ish nënkampionëve të Champions Leagues.
Në 2023-shin vendosi për ‘’ Spursat ‘’ për shifrën e 18.5 milionë eurove dhe në të ardhmen e afërt mund të jetë pjesë e një ekipi me shumë traditë siç është Interi.



