
Huazimi tek Tottenham Hotspur i ka shërbyer shumë Gareth Bale dhe ia ka fuqizuar mendimin e rikthimit në Madrid. Prezenca e uellsianit e ka rikuperuar peshën e dikurshme në skemat e ndërtuara nga Jose Mourinho dhe ka kontribuar mjaftueshëm në sukseset e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ . Megjithatë gjithçka pritet të ndryshojë gjatë merkatos së verës sepse 31 vjeçari nga Kardifi ka marrë vendimin e rikthimit në Madrid. Mbi këtë çështje thelbësore të karrierës së tij ai nuk ka ngurruar në asnjë moment dhe ka folur mbi të ardhmen : “ Ideja ime ishte huazimi për një sezon tek Tottenhami dhe mbas Europianit të rikthehem tek Reali “ shprehu asi i sulmit të ‘’ Spursave “ . Një vendim i tillë me të drejtë nënkupton një ndryshim drastik të së ardhmes e cila për shkak të eksperiencës së shkëlqyer që Gareth Bale është duke përjetuar me rikthimin në Premier League do ta ribashkojë me ‘’ Galaktikët ‘’ për të iniciuar një tjetër histori me një përmbajtje ndryshe . Megjithatë gjithçka pritet për tu vendosur nga Real Madridi me në krye trainerin Zinedine Zidane sepse në të kaluarën është cilësuar si i padëshiruar për skemat e francezit. Duhet theksuar se kontrata e Gareth Bale me Real Madridin është e vlefshme deri në vitin 2022 dhe periudha e shkëlqyer që është duke përjetuar mbetet një aspekt pozitiv për direktivën kryeqytetase për ta vënë në merkato por paraprakisht duhet të analizojnë në mënyrë specifike ofertat në drejtim të tij që për hir të së vërtetës parashikohet se do të jenë tunduese dhe shumë interesante . Aktualisht pavarësisht mbajtjes në shpinë të një pjesë të rëndësishme të sukseseve të Tottenham Hotspur Gareth Bale e ka shoqëruar etapën e re të tij me 10 finalizime dhe 3 asiste për shokët e skuadrës në 25 ndeshjet e zhvilluara duke ia bërë me të lehtë punën në dërgimin e topit në fundin e rrjetës .



