Barcelona riaktivizon interesin per Gaya

Barcelona riaktivizon interesin per Gaya

 Barcelona vijon ta ketë të ngulitur në kokë idenë e rikthimit tek epoka e artë e saj  .   Katalanasit mbas tentativave të shumta kanë arritur të riaktivizojnë interesin për mbrojtësin e Valencias Jose Luis Gaya që mbetet një ndër të preferuarit e Ronald Koeman për krahun e majtë të mbrojtjes . 

Sipas  Mundodeportivos , spanjollët kërkojnë ti paraprijnë kohës kur  Jordi Alba nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës dhe nëse arrijnë transferimin e 26 vjeçarit do ti hapnin derën për tu larguar nga ‘’ Camp Nou ‘’ Jordi Albas .  Aspiratat e Jose Luis Gaya kanë të bëjnë padyshim me faktin e të qënit titullar për të mos humbur asnjë drejt suksesit  moment dhe kjo skuadër ia plotëson këtë kërkesë .

Iniciativa e Ronald Koeman është tepër e qëlluar sepse lojtari i Valencias e ka demostruar se ka ardhur momenti për të bërë hapin e shumëpritur në karrierë dhe ku më mirë se tek Barcelona  që deri në këtë moment ka ecur në rrugën e duhur në lidhje me merkaton . 

Kompromisi absolut i Joan Laportas pavarësisht shumë aspekteve të tjera që kanë të bëjnë me progresin që në krye të herës ishte një merkato cilësore sepse  e konsideronte elementin e  vetëm për të triumfuar përsëri pavarësisht se tashmë niveli i futbollit është rritur me hapa galopantë dhe diferencat ndërmjet skuadrave janë  reduktuar .

 Në lidhje me pilarin e tyre  nuk mendohet se Valencia do ti krijojë shumë probleme Barcelonës  sepse pandemia e koronavirusit i ka dëmtuar në mënyrë të padiskutueshme të gjitha ekonomitë e klubeve ,  drejtuesit e të cilëve i kanë marrë masat për të finalizuar operacione shumë të rëndësishme gjatë merkatos .  Jose Luis Gaya mbetet një ndër anësorët më produktivë të Primera Division , dhe me  ‘’ Los Ches ‘’  e ka shoqëruar një sezon pozitiv ku ka regjistruar 34 ndeshje dhe 1 gol . 

Barcelona nuk kërkon të ndalet në asnjë mënyrë sepse për të  lufta sapo ka filluar  dhe do të këmbngulë për firmosjen me lojtarë cilësorë , fakt që konceptohet si  një sukses në vetvete .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy