
Vedat Muriqi thotë se është gati për të luajtur titullar me Lazion. Duke folur në prag të sfidës me Galatasaray në Europa League, sulmuesi i Kosovës ka thënë se po punon të jetë në të njëjtin nivel me shokët e skuadrës, por shton se vendimin gjithmonë e merr trajneri, nëse e aktivizon apo jo.
“Jam gati. Stambolli është një qytet i bukur dhe është një kënaqësi e madhe të kthehesh këtu. Unë jam sulmues dhe dua të shënoj, të bëj atë që duhet të bëj. Unë u infektova me Covid-19 në sezonin e parë me Lazion. Po përpiqem të jem në të njëjtin nivel me shokët e skuadrës. Është e vështirë të luash si startues në një ekip që ka luajtur së bashku për 5 vjet. Unë jam gati të jap kontributin tim, pastaj trajneri do të vendosë”, tha Muriqi.



