
Pas miqësores së parë, të mbyllur në barazim pa gola, Shqipëria U-17, zhvilloi një tjetër ndeshje me moshatarët e Maqedonisë së Veriut. Këtë herë kombëtarja kuqezi ia doli të triumfojë, me rezultatin 3-1. Golat për Shqipërinë, u shënuan nga Erigestino Pepnikaj, Tedi Malaj dhe Ergis Arifi. Përveç fitores, Shqipëria e drejtuar nga trajneri Ardi Behari, bindi edhe me lojë, duke dominuar takimin në stadiumin “Elbasan Arena”.



