
Prej kohësh Mateu Alemany është duke kërkuar një zëvëndësues të denjë për Sergio Busquets , të cilit nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur.
Tek Barcelona janë të vetëdijshëm për rëndësinë e spanjollit në skemat e Xavi Hernandezit por të qënit në metrat e fundit të karrierës e bën të domosdoshme ndërhyrjen gjatë merkatos së verës .
Martin Zubimendi vijon të jetë një ndër lojtarët në listën e gjatë të katalanasve gjatë kësaj periudhe , i cili sipas ‘ Mundodeportivos ‘ po shqyrton disa oferta nga Premier League, fakt që e vështirëson transferimin në ‘’ Camp Nou ‘’.
Një ndër arsyet , e cila dihet tashmë është se ‘’ Los Cules ‘’ vijojnë të kenë probleme të theksuara në aspektin ekonomik dhe sigurisht potenciali i ekipeve angleze paraprakisht i avantazhon në lidhje me transferimin e mesfushorit.
Së fundmi 24 vjeçari rinovoi kontratën me Real Sociedadin , ekzaktësisht deri në 30 qershorin e 2025-sës , hap i cili i krijon një lloj qetësie ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ , për një ndër lojtarët më të mirë të tyre.
Drejtuesit nga San Sebastian kanë përcaktuar një klauzolë e cila arrin 60 milionë eurot , shifër e papërballueshme nga xhepat e Joan Laportas dhe për këtë arsye gjatë merkatos vijuese do të kërkohet domosdoshmërisht ulja e pretendimeve nga ana e bardhebluve.



