
Ecuria shumë e mirë e Kenan Yildiz në rradhët e Juventusit dhe me Turqinë e ka shëndërruar në një element të kërkuar në merkato.
Barcelona ia ka hapur dyert e ‘’ Camp Nout ‘’, i cili e ka bindur Hansi Flickun.
Gjermani e konsideron idealin për skemat e tij, edhe pse do të jetë e vështirë për arsye të rëndësisë tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’.
Por s’mbaron me kaq sepse edhe disa klube në Premier League janë interesuar për sulmuesin, i cili spikat sidomos në duelet një kundra një, për teknikën dhe shpejtësinë.
Jo vetëm për 20 vjeçarin por për çdo komponent tjetër transferimi tek ‘’ Blaugranët ‘’ nënkupton një hap përpara në karrierë, duke qenë se konsiderohen një ndër më cilësorët në rang klubesh.
Megjithatë, referuar aspektit ekonomik të kuq e bluve nuk do të jetë e lehtë ta arrijnë marrëveshjen sepse presidenti i juventinëve Gianluca Ferrero synon jo më pak se 80 milionë euro për Kenan Ylidiz.
Mbetet për tu parë se si do të reagojne drejtuesit e katalanasve në lidhje me peticionin e atyre të ish rekordmenëve të Serisë A, të cilët natyrisht e vlerësojnë maksimalisht nxënësin e trainerit Igor Tudor.



