Real Madrid, insiston për Benjamin Seskon

Real Madrid, insiston për Benjamin Seskon

Fuqizimi i ofensivës mbetet një ndër prioritetet e drejtuesve të Real Madridit për merkaton e verës.

Shumë emra vijojnë të qarkullojnë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por Bejnamin Sesko duket se e ka bindur trainerin Carlo Ancelotti.

Slloveni po zhvillon një sezon shumë të mirë me Leipzigun, lojtar i cili do të monitorohet veçanërisht në ndeshjen e vlefshme për 1/8-tat e Champions Leagues ndërmjet gjermanëve dhe ‘’ Galaktikëve ‘’.

Flitet se vlera e këtij operacioni mund ti arrijë 40 milionë eurot por spanjollët kanë menduar një strategji, e cila lidhet me huazimin për më gjatë tek ‘’ Demat e Kuq ‘’ dhe në një të ardhme të afërt të jetë pjesë e kryeqytetasve.

Për shërbimet e 20 vjeçarit Real Madridi s’do ta ketë të lehtë pasi pretendohet edhe nga disa klube të tjerë me emër por dihet gjigandët e Spanjës dhe më gjerë janë një kërcënim për çdo rival gjatë merkatove.

Benjamin Sesko ka kontribuar me 9 gola në 20 sfida në sezonin aktual për Leipzigun, një ndër sulmuesit më të spikatur në kontinentin e vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy