Stefa: Biletat për derbin po shiten pa rregullin e 30%

Stefa: Biletat për derbin po shiten pa rregullin e 30%

Gazetari i sportit, Gjergji Stefa, në emisionin “Skaner” në MCN TV, në lidhje me situatën te Partizani tha se sezonin e kaluar Daja mori rezultate pozitive në fillim, sepse kishte punuar me të njëjtët lojtarë gjithë verën, ndryshe nga ajo që po ndodh këtë sezon. Gjithashtu ai tha se ndodh rrallë, që një skuadër të marrë rezultate pozitive në 5 javët e para, pasi është rindërtuar.

“Deri në këto momente mesa di unë, ritmi i biletave për derbin po shitet pa rregullin e 30%. Të shikojmë nesër dhe në vijim se çfarë do të ndodhë. Në botë ka qenë shumë e vështirë për kontrollin e njerëzve të vaksinuar apo jo.

Vjet gjatë gjithë verës, trajneri Daja punoi me të njëjtët lojtarë dhe ishin gati në kampionat. Këtë vit largimi i lojtarëve ka prishur ekuilibrat dhe nuk po arrijnë të fitojnë dot. Besimi i njerëzve është në rënie për fitimin e titullit nga Partizani.

Pavarësisht krizës së rezultateve te Partizani, perceptimi i tifozëve për Dajën, është pozitiv. Në këndvështrimin tim, ka qenë e gabuar që Partizani largoi disa lojtarë me parametra zero.

Ndodh shumë rrallë që një skuadër e rindërtuar nga e para, që në 5 javët e para të prodhojë rezultate.”, u shpreh Stefa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy