Rinovimi me Pep Guardiolan, prioritet për Manchester City-n

Rinovimi me Pep Guardiolan, prioritet për Manchester City-n

Që prej mbërritjes në 2016-tën në stol, Pep Guardiola e ka transformuar totalisht Manchester City-n, duke e shëndërruar në një ndër ekipet më cilësorë në Angli dhe Europë.

Spanjolli me shumë meritë përfshihet në rangun e trainerëve më të mirë të botës, i cili i ka mundesuar ‘’ Qytetarëve ‘’ fitimin e shumë titujve të rëndësishëm, përfshirë edhe Champions Leaguen.

Komentet janë të tepërta nëse i referohemi ishi-t të Barcelonës, i cili la gjurmë në të kaluarën.

 

Drupal Ad

 

 

 

Kapaciteti për të marrë më të mirën nga lojtarët dhe gjetja e formulave të duhura në varësi të rivalëve, ia kanë lartësuar figurën 53 vjeçarit dhe me këtë stil loje anglezët janë një kundërshtar që të fut frikën.

Sigurisht edhe merkatoja cilësore është një prioritet për Pep Guardiolan, i cili është drejt rinovimit të kontratës me ishullorët dhe nëse do të jetë kështu, do të perceptohej si një sukses absolut.

Së fundmi katalanasi u konsiderua edhe një opsion për stolin e Anglisë por besohet se do të vijojë në ‘’ Etihad Stadium ‘’ edhe për shumë kohë, tek një ekip që pretendon dominimin në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy