Zyrtare/ Egnatia firmos me mbrojtësin, shqiptari i rritur te Olympiakos

Zyrtare/ Egnatia firmos me mbrojtësin, shqiptari i rritur te Olympiakos

Egnatia nuk di të ndalet në merkato. Klubi rrogozhinas, ka njoftuar afrimin e radhës këtë të mërkurë.

Mbrojtësi Rezart Rama, është lojtari më i ri i Egnatias. 23-vjeccari do të provojë për herë të parë një aventurë në Superiore, ndërsa ka firmosur për dy sezone e gjysmë.

Rama shihet si një afrim i rëndësishëm, pasi ka dalë nga akademia e Olympiakos në Greqi, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Nottingham Forest në Angli.

Njoftimi i klubit:

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë për 2 sezone e gjysmë me mbrojtësin 23-vjeçar Rezart Rama.

Mbrojtësi vjen tek klubi ynë pas aventurës në Canada tek Forge FC, Rama ka qenë dhe e kombëtares U-20 në disa ndeshje.

Skeda

Emri: Rezart

Mbiemri: Rama

Mosha: 4/12/2000 (23)

Pozicioni: Mbrojtes

CV: Forge FC, Nottingham Forest, Truro City FC, Olympiacos Piraeus

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy