Ibrahimovic kalon dëmtimin, gati për ndeshjen e kampionatit

Ibrahimovic kalon dëmtimin, gati për ndeshjen e kampionatit

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë gati për ndeshjen e radhës në kampionat.

Suedezi është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës te Milani dhe mund të aktivizohet për sfidën ndaj Lecce.

Ibrahimovic u kthye nga dëmtimi i gjatë një muaj më parë në ndeshjen me Udinesen ku edhe shënoi, por më pas u dëmtua sërish.

Sfida me Leccen do të luhet ditën e diel dhe kuqezinjtë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për të vazhduar luftën për zonën Champions, aq më tepër në një moment kur Juventusit iu rikthyen pikët dhe u ngjit në vendin e tretë në renditje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy