Hajdini: Ekipi i Tiranës ka garanci te pjesa e sulmit. Shpresohet që Laçi të kalojë në turin tjetër (VIDEO)

Hajdini: Ekipi i Tiranës ka garanci te pjesa e sulmit. Shpresohet që Laçi të kalojë në turin tjetër (VIDEO)

Gazetari i sportit Edi Hajdini, komenton ndeshjet e vlefshme për kupat e Europës nga katër ekipet e futbollit Tirana, Laçi, Partizani dhe Vllaznia.

Duke folur në studion e lajmeve të MCN Tv, Hajdini tha se Tirana prej dy ditësh ka përfunduar fazën përgatitore në Turqi është tashmë nën rregulla strikte, nuk lejohen as kamerat në seancat stërvitore.

Po përgatiten për ndeshjen e radhës së Ligës së Kampionëve, ka qenë ekipi që gjatë kësaj periudhe ka pasur ndryshime thelbësore për lëvizjen e futbollistëve.

Largimi i kapitenit Erion Hoxhallari, për atë që përfaqëson, lider i ekipit dhe në këtë moment kjo ka qenë edhe sfida më e madhe për drejtuesit për ta zëvendësuar.

Ditën e djeshme është afruar Basir Hyseni futbollist 21-vjeçar i aktivizuar në Maqedoninë e Veriut, drejtuesit kanë marrë këtë lojtar për të zëvendësuar Hoxhallarin.

Ardhja e këtij lojtari nuk ka kohë shumë sa i takon angazhimit me pjesën tjetër të skuadrës, por është një alternativë për trajnerin Orges Shehi i cili pikërisht këto ditë po punon me implementimin e tij me skemat e lojës.

Tirana ka garancitë te pjesa e sulmit, Redon Xhixha dhe Taulant Seferi, lë pak mbrapa De Silva i cili në miqësore nuk ishte në pritshmëritë e duhura. Mbetet për tu parë.

Ndërkohë për Laçin dhe Partizanin, Hajdini tha se janë dy skuadra që kanë zhvilluar minifazat përgatitore, Partizani në Slloveni dhe Laçi në Pogradec.

Partizani në tre ndeshjet miqësore nuk u mund në asnjërën, problemi i vetëm largimi i Herald Markut. Skuadra e Laçit ka zhvilluar dy ndeshje miqësore me dy skuadra të Kosovës.

Shpresohet që skuadra e Laçit të kalojë në turin tjetër. Vllaznia në dallim nga skuadrat e tjera do të luajë në raundin e dytë të Konferencë Ligës, ndaj i ka nisur përgatitjet më me vonesë.

E ka grupin e futbollistëve të plotë me përjashtim të Liridon Latifit. Është afruar Erald Marku me skuadrën që pritet të jetë një nga pikat e forta të kësaj Vllaznie.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy