
Sezoni i ri në NBA ka ngritur siparin dhe spektakli nuk ka munguar që në start. Kampionët në fuqi, Milwaukee Bucks, kanë mposhtur me rezultat 127-104, një nga rivalët kryesor në Konferencën e Lindjes siç është Brooklyn Nets.
Më i miri i takimit ishte padyshim Antetokounmpo, i cili shënoi 32 pikë, ndërsa pas tij vijnë Meddelton dhe Connaughton më nga 20 pikë.
Edhe Golden State e ka nisur sezonin me fitore, teksa mposhtën me vështirësi Los Angeles Lakers me shifrat 121-114. Sezoni i ri i NBA, premton spektakël, ku janë disa skuadra që shihen si pretendente për të triumfuar në fund.



