
Prishtina ka shkarkuar trajnerin Ismet Munishi. Klubi kryeqytetas, ka njoftuar këtë të hënë, mbylljen e bashkëpunimit me 48-vjeçarin.
Shkak për këtë vendim, janë bërë rezultatet negative të regjistruara në kampionat në javët e fundit.
Prishtina ka njoftuar gjithashtu se drejtimi i ekipit i është besuar ish-lojtarit të Shqipërisë, Debatik Curri.



