Ish-trajneri i Spanjës, kandidat për të marrë drejtimin e Kosovës

Ish-trajneri i Spanjës, kandidat për të marrë drejtimin e Kosovës

Pas largimit të Primoz Gliha, Kosova ka mbetur pa trajner dhe është në kërkim të një timonieri të ri.

Emrat e përmendur kanë qenë të shumtë, ndërsa së fundmi, një lajm i bujshëm vjen nga Spanja.

Gazetari spanjoll, Matteo Moretto, ka bërë të ditur ditën e sotme, se trajneri Robert Moreno, është kandidat, për të marrë drejtimin e Kosovës.

Moreno është një trajner i njohur në Europë, teksa ka drejtuar skuadra si Monaco dhe Granada, ndërsa ka drejtuar gjithashtu edhe kombëtaren e Spanjës në gjashtë ndeshje.

Moreno ka qenë asistent i trajnerit Luis Enrique, në skuadra si Barcelona dhe Roma, ku ai ka drejtuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy