
Në sezonet e fundit Marcus Rashford sigurisht është konsideruar një emblemë tek Manchester United.
Mirëpo ecuria në aktualin nuk i ka përmbushur pritshmëritë e drejtuesve dhe flitet se anglezi është afër largimit nga ‘’ Old Traffordi ‘’.
Mbërritja e Ruben Amorim ia ka vështirësuar situatën golashënuesit, i cili e la në stol në derbin kundër Manchester City-t, të cilin ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ e fituan.
Një lojtar i këtij kalibri kurrsesi nuk do ta pranonte rolin e një zëvëndësuesi dhe tashmë për të dyert e ‘’ Pallatit të Endërrave ‘’ janë të hapura.

Sipas zërave të kohëve të fundit, 27 vjeçari do të bëjë gati valixhet dhe të largohet drejt Arabisë Saudite, kampionat në të cilin pretendohet nga disa ekipe.
Kjo ligë ka fituar shumë terren së fundmi duke qenë se lojtarë cilësorë të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në Europe kanë vendosur të provojnë veten dhe ndoshta Marcus Rashford do t’iu bashkohet shumë shpejt.
Qëllimi i nxënësit të Ruben Amorim është vazhdimësia, i cili nuk e ka patur tek 20 herë kampionët e Premier Leagues.
7 gola dhe 3 asiste në 24 sfida duke marrë parasysh cilësitë e tij janë shumë pak, statistika që e pamundësojnë qëndrimin tek një ndër klubet më të pasur në botë.



