
Paulo Dybala ka refuzuar transferimin në Arabinë Saudite. Sipas raportimeve nga Italia, futbollisti kishte marrë një ofertë nga një klubi i Lindjes së Mesme, ku iu ofrua një kontratë dy vjeçare, me 20 milionë euro.
Pavarësisht shifrës së majme dhe tunduese, argjentinasi ka vendosur ta refuzojë, duke i qëndruar besnik Romës.
Dybala do të vazhdojë të jetë pjesë e verdhekuqve edhe për sezonin e ri, ndonëse vendin e titullarit nuk e ka të sigurt, pas lëvizjeve në merkato.



