Dinamo njofton largimin e tre futbollistëve

Dinamo njofton largimin e tre futbollistëve

Dinamo ka njoftuar këtë të mërkurë, largimin e tre futbollistëve. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit, Realf Zhivanaj dhe Patrik Fetaj, si dhe për sulmuesin Taulant Marku. Përveç merkatos në hyrje, te blutë e kryeqytetit që do të luajnë në Superiore, punojnë edhe për merkaton në dalje. Të tre lojtarët kanë dalë dhe të lirë dhe janë pa kontratë, teksa janë në pritje të ofertave nga skuadra të ndryshme. “Dinamo njofton se ka arritur marrëveshjen për mbylljen e bashkëpunimit me sulmuesin Taulant Marku dhe dy mbrojtësit, Patrik Fetaj e Realf Zhivanaj. Klubi blu i falenderon lojtarët për kontributin e dhënë në sezonin e kaluar me fanellën dinamovite dhe i uron suksese në vazhdimësi.”, shkruan klubi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy