Finalja e Superkupës së Italisë, mes Interit dhe Juventusit nuk do të luhet më 12 janar të 2022, siç ishte planifikuar fillimisht.
Është vendosur që kjo ndeshje të shtyhet dhe nuk ka ende një datë se kur do të luhet, por gjasat janë që të zhvillohet në prill ose maj, në varësi të situatës së skuadrave në Champions League ose në Kupën e Italisë.
Shkak për shtyrjen është bërë situata e krijuar nga Covid-19 në Itali. Pas vendimit të fundit, për uljen në 50% numrit të tifozëve në stadium, është vendosur që ndeshja të shtyhet, kur situata me virusin mund të jetë më e qetë.



