
Valencia ka arritur të hedhë një hap shumë të rëndësishëm në lidhje me të ardhmen e stolit.
Spanjollët kanë zyrtarizuar Gennaro Gattuson të cilit i kanë besuar këtë projekt për të mos mbetur në vendnumëro dhe të jenë të dikurshmit në La Liga dhe Europë.
Pas eksperiencave me Milanin dhe Napolin , ish mesfushori do të provojë një ndër pesë kampionatet më të bukur dhe paraprakisht do të mundohet të japë maksimumin gjatë merkatos me objektivin e mosdistancimit të mëtejshëm të Valencias.
Hyrja në Europë do të jetë një ndër prioritetet e 44 vjeçarit me një ekip i cili ishte shumë afër fitimit të Kupës së Mbretit në sezonin e kaluar dhe do të mundohet të verë në dispozicion të gjithë potencialin për të qenë protagonist me bardhezinjtë.
Kokëfortësia dhe këmbngulja e Gennaro Gatussos në të kaluarën i dha privilegjin të jetë fitues trofeve të rëndësishëm me Milanin dhe ‘’ Azurrët ‘’ dhe synon ta përsërisë këtë eksperiencë si trainer, me një ekip tejet të respektuar në Spanjë dhe kontinentin e vjetër.
Përveç kuqezinjve dhe ‘’ Il Partenopei ‘ , Gennaro Gattuso ka provuar veten edhe tek Sion , Palermo , Ofi Kretës dhe Pisa dhe me kalimin e kohës ka mundur të progresojë në këtë sfidë shumë të bukur dhe njëkohësisht tejet të vështirë si trainer.



