Mohoi se i kishte rënë të fikët, Pele prej 6 ditësh i shtruar në spital

Mohoi se i kishte rënë të fikët, Pele prej 6 ditësh i shtruar në spital

Legjenda braziliane e futbollit, Pele ndodhet i shtruar në spital prej 6 ditësh, për një problem shëndetësor, i cili ende nuk është bërë i ditur.

Deri tani nuk ka ende një informacion, në lidhje me problemin e ish-lojtarit, por menaxheri i tij ka thënë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Më herët në media u raportua se 80-vjeçarit i kishte rënë të fikët, por kjo u mohua nga vetë Pele në një deklaratë.  

“Djema, nuk më ra të fikët dhe jam shumë mirë me shëndet. Unë shkova për testet e mia rutinore, të cilat nuk kisha qenë në gjendje t’i bëja më parë për shkak të pandemisë.”, shkruante Pele.

Megjithatë tashmë është zbuluar se Pele prej 6 ditësh qëndron i shtruar në spital dhe kjo ka ngjallur ankth te tifozët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy