Antonio Conte pëlqen Matthijs de Light

Antonio Conte pëlqen Matthijs de Light

 Pas shprehjes së dëshirës për të ndërruar ambjent në verën e ardhshme, për Matthijs de Light kanë filluar të shfaqen pretendentët . Tottenhami po kalon një moment shumë të rëndësishëm në histori me kalimin e Antonio Contes në ‘’ White Hart Lane ‘’, trainer tek i cili shpresohet se me aftësitë e mrekullueshme do ti ndihmojë londinezët për arritjen e objektivave  . 

‘’ Gjelat e Londrës ‘’ e vlerësojnë  hollandezin sepse është një lojtar shumë i fuqishëm në luftën në ajër dhe me një fizik impresionues dhe konsiderohet ideal për Premier Leaguen . 

Ajo që është e qartë në këtë histori është se tekniku italian nuk është kthyer për shëtitje në Londër por ti dërguar  ‘’ Spursat ‘’ drejt trofeve të munguar ndër vite . Komponentët që traineri nga Lecce ka në dizpozicion lartësojnë vlerat e kësaj skuadre prej të cilës duhet të ketë kujdes çdo rival sepse me Antonio Conten në stol gjithçka është e mundur .  

Ishi i Ajax Amsterdamit nuk ka arritur asnjëherë të adaptohet tek Juventusi dhe që prej transferimit në Torino në merkaton e 2019-tes numëron 96 ndeshje , 6 gola dhe  2 asiste .  ‘’ The Whites ‘’ i kanë të gjitha mundësitë në sezonin aktual për të thyer akullin dhe të rikthehen në Champions League , kompeticion që mbetet objektivi numër një i 52 vjeçarit i cili pas suksesit me zikaltërit konsiderohet një idhull në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

Për hollandezin objektivi absolut  është ndërrimi i ambjentit dhe transferimi aty ku do të mund të përsërisë eksperiencën me Ajaxin e cila  ia lehtësoi rrugën për të firmosur me bardhezinjtë .  

Koha e ka treguar se  Antonio Conte kudo ku ka vënë këmbët është shquar për ndërmarrjen e projekteve ambicioze dhe me Tottenham Hotspurin ka shansin edhe një herë për të treguar karakterin fitues në Premier League pa mënjanuar  Europën, aty ku do të reflektohet potenciali i vërtetë i anglezëve . 

Nxënësi i Massimiliano Allegrit po kalon një sezon me shumë ulje-ngitje tek bardhezinjtë dhe këtë fakt e ka kanalizuar në 20 ndeshje dhe 1 gol por interesi i Tottenham Hotspurit mund të shkaktojë largimin e gjigandit nga Seria A verën e ardhshme .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy