
Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka folur para mediave, pasi bëri publike listën e lojtarëve, për 3 ndeshjet e muajit qershor në Ligën e Kombeve.
Në fjalët e tij, Giresse, deklaroi se nuk do vendosen objektiva, por shtoi se pse të mos tentohet vendi i parë në grup.
Pse të mos jemi në vendin e parë, por nuk dëshirojmë të vendosim objektiva ose të premtojmë diçka para lojës. Do i marrim ndeshjet një nga një, e pse jo në fund të përfundojmë si liderë të grupi. Qëllimi ynë është ne të kemi performancë sa më të mirë në këto katër ndeshje. Zgjidhjet janë sportive. Ka një arsye për mungesën e lojtarëve.
Në disa raste lidhet me probleme personale, si në rastin e Elbasan Rashanit, me të cilin kemi pasur një diskutim dhe ai nuk ka qenë i gatshëm t’i përgjigjet ftesës. Mirëpo në rastin e Rashanit kemi pas një bisedë me trajnerin e tij, dhe kërkesa ishte që ai mos të bashkohet në këto ndeshje. Hadergjonaj s’ka arritur t’i përgjigjet kësaj ftese për probleme private, dhe arsyet mbesin private dhe situate është e tillë.
Në Ligën e Kombeve, Kosova ndodhet në të njëjtin grup me Greqinë, Qipron dhe Irlandën e Veriut.



