Real Madridi synon rinovimin me Vinicius

Real Madridi synon rinovimin me Vinicius

Besimi i dhënë nga Carlo Ancelotti ka arritur të justifikohet shumë shpejt nga  Vinicius Junior.

Braziliani  ka  rikuperuar protagonizmin e mëparshëm në ofensivë duke i dhënë pikë të vlefshme  Real Madridit për avancimin për më tej .  Eksperienca e  Karim Benzema i ka shërbyer si mbështetje absolute sulmuesit nga Rio De Janeiro për të qenë më efikas  dhe e ka bërë krenar trainerin italian .

Pas kësaj risie shumë motivuese ,  sipas ‘ Marcas ‘ drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ po mendojnë  seriozisht për rinovimin e 21 vjeçarit sepse me të në fushë Real Madridi shfaqet ndryshe  . 

Kontrata e ishi-t të Flamengos skadon në 30 qershorin e 2024-tës por me këtë nivel të arritur padyshim ka lëshuar një sinjal për Florentino Perez në lidhje me rinovimin  .  Ky operacion parashikohet se do të shoqërohet me një klauzolë shumë të kripur për prishjen e saj , fakt që do ti largojë skuadrat e njohura nga Vinicius Junior .

Perla braziliane si çdo lojtar tjetër e pati të vështirë adaptimin tek ‘’ Los Blancos ‘’ sepse nuk iu krijuan shumë hapësira nën drejtimin e Zinedine Zidane  por me kalimin e kohës dhe me  besimin e dhënë nga Carlo Ancelotti  ishi i Flamengos ka shpërthyer  duke i dhënë për të kuptuar italianit se do të ketë një garanci absolute në ofensivë .

9 gola dhe 3 asiste në 14 ndeshje  janë një provë që s’ka nevojë për koment dhe konsiderohet se Real Madridi e ka asin nën mëngë në momente të ndërlikuara .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy