Objektivat e Real Madridit për sulmin

Objektivat e Real Madridit për sulmin

 Prej kohësh manjati Florentino Perez po kërkon ti bëjë një dhuratë të çmuar ofensivës së Real Madridit dhe shpreson që planin e tij ta konkretizojë në merkaton e janarit .

‘’ Galaktikët ‘’ nuk do  të dorëzohen deri sa të vënë përsëri diktatin në Spanjë dhe më gjerë dhe arritja e këtij objektivi është prioriteti numër një i miliarderit spanjoll.  Me Karim Benzema si referentin e vetëm në sulm , kryeqytetasit duan të kenë më tepër muskuj në metrat e fundit dhe Carlo Ancelotti ka deklaruar tre emra determinantë në ekipet e tyre respektive .

Robert Lewandowski , Harry Kane dhe Erling Haaland  nuk i hiqen nga mendja trainerit italian dhe sipas  prestigjozes ‘ As ‘ po presin hapin e Real Madridit gjatë merkatos . Oferta e Florentino Perez pritet të jetë bombastike sepse këto lojtarë kanë një peshë shumë të madhe dhe konsiderohen ndër më të mirët momentalisht dhe madrilenët shpresojnë të transferojnë njërin prej tyre në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

Siç dihet prioritet absolut është Kylian Mbappe por ‘’ Los Blancos ‘’ nuk e anashkalojnë edhe transferimin e mundshëm të njërit prej tyre të cilët janë shëndërruar në ikona tek klubet ku aktivizohen .  Ecuria e deritanishme pavarësisht komplikimeve normale gjatë rrugës jep për të kuptuar se Real Madridi do të jetë përsëri një prej kockave më të forta të kontinentit të vjetër duke respektuar kështu ADN e klubit që ndër vite ka njohur vetëm suksese .

Sigurisht një ekip me këto objektiva e ka të domosdoshëm  afrimin e lojtarëve më të mirë të momentit dhe tre emrat e përmendur vijojnë të shkëlqejnë në çdo ndeshje.

Largimi i Cristiano Ronaldos i ka lënë të çalë ‘’ Los Blancos ‘’ në  sulm dhe që prej atij momenti kanë shënuar rënie në lidhje me arritjen e objektivave dhe pavarësisht se luzitani është një lojtar unik,  Real Madridi mund të buzëqeshë përsëri nëse njëri nga objektivat transferohet në Spanjë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy