
Humbja e turpshme në fushën e Benfikës e ka vënë seriozisht në rrezik qëndrimin e trainerit Ronald Koeman në stolin e Barcelonës.
Pavarësisht se zërat e shumtë flasin për Xavi Hernandez, Joan Laporta nuk e konsideron të duhurin sepse është i bindur se të tjerë elementë mund ti nxjerrin nga balta katalanasit . Aktualisht në kampin e spanjollëve qarkullojnë emrat e Andrea Pirlos dhe Roberto Martinez .
Italiani realizoi një sezon për tu harruar me Juventusin vitin e shkuar në të cilin ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ rrezikoi seriozisht pjesmarrjen në Champions League , arsye e mjaftueshme kjo për të mos besuar më në aftësitë e italianit . Pavarësisht se ideologjia e tij nuk përputhet me filozofinë e lojës së Barcelonës , Joan Laporta e konsideron se mund ti shërbejë për të ngritur kokën .
Kandidati i dytë është Roberto Martinez. Spanjolli prej kohësh i ka dhënë ‘’ Ok ‘’ Joan Laportas për të marrë në dorë fatet e pankinës por problemi i vetëm është se i mbetet edhe një vit kontratë me Belgjikën dhe do të jetë një vështirësi me vete për arsye se Botërori i Katarit është afër .
Largimi i Lionel Messit vijon ti lërë një faturë shumë të shtrenjtë Barcelonës e cila me këtë ecuri do ta ketë shumë të ndërlikuar për të ngritur kokën .



