Kombëtarja kuqezi sfidon Çekinë, numër i lartë shqiptarësh në Pragë (VIDEO)

Kombëtarja kuqezi sfidon Çekinë, numër i lartë shqiptarësh në Pragë (VIDEO)

Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa sfidon Çekinë në transfertë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo, do të kërkojnë një rezultat pozitiv, që do i afronte me objektivin, që është kualifikimi në Europianin e vitit të ardhshëm.

Shqipëria do të ketë edhe një mbështetje të madhe në stadiumin “Fortuna Arena”. Një numër i lartë tifozësh, kanë udhëtuar drejt Pragës, për të mbështetur kuqezinjtë.

Të grumbulluar pak orë para ndeshjes, tifozët shfaqen me këngë patriotike dhe gati për ndeshjen e sotme.  

Nuk mungojnë as figura të njohura të futbollit shqiptar, si drejtori i Partizanit, Olsi Rama, presidenti i Tiranës, Refik Halili apo edhe presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy