Mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri, është shprehur se nuk është ende në formën e tij më të mirë. Duke folur para mediave, në prag të sfidës me Teutën, Bitri u shpreh se skuadra duhet të japë maksimumin, për të marrë fitoren ndaj durrsakëve, të cilët i konsideron si rivalët direkt për një vend në Europë.
“Ende nuk jam në formën time optimale, pasi kam ardhur nga një periudhë pushim 2 mujor. Duhet të kap formën time, pasi nuk jam në 100 përqindëshin tim.
Teuta? Të dyja ekipet duan një vend në Europë. Nesër duhet të hyjmë në fushë vetëm për fitore. Partizani do fitoren në çdo ndeshje. Mendoj se ndaj Teutës duhet të japim maksimumin.
E vështirë të them diçka për objektivat. Deri tani janë luajtur 18 ndeshje, janë edhe 54 pikë në lojë. Synimi është Europa dhe ne duhet të kapim këtë objektiv”, u shpreh Bitri.



