Gazetari i sportit, Tami Kona, sheh përballjen Dinamo-Vllaznia si finalen e kampionatit. Në studion e MCN Informacion, ai u shpreh se Dinamo u shfaq apatike, ndërsa Vllaznia pavarësisht lojës me probleme, ia doli të sigurojë fitoren.
Tre ndeshjet e javës së 20 mbyllën javën e Abissnet Superiores. Ndeshja kryesore, pa dyshim, Dinamo-Vllaznia, mund të jetë një finale e parakohshme. Po t’i referohem takimit të fazës së parë, kjo ndeshje shikohej pak me tension. Duket sikur gjërat nuk kanë shkuar mirë për skuadrën e Dinamos. Ishte një Dinamo shumë apatike, larg golit. Vllaznia nuk bëri një lojë perfekte, por arriti të shënojë dy gola. Para takimit nuk do të isha për këtë rezultat. Dinamo nuk ka arritur të gjejë akordet.



