
Fatkeqësisht mesfushorit Marcel Sabitzer nuk i ka ecur tek Bayerni dhe drejtuesit e gjermanëve nuk janë vonuar aspak dhe kanë vendosur për austriakun .
Transferimi në ‘’ Allianz Arena ‘’ entuziazmoi çdokënd por nuk ka rezultuar mjaftueshëm i përgatitur për të përfaqësuar këtë klub që nuk toleron aspak nëse flitet për progresin.
Kritikat e Julian Nagelsmann ndaj tij në njëfarë mënyre ia kanë vënë kapakun eksperiencës në Mynih dhe tashmë Bayerni do të tentojë të rikuperojë investimin 15 milionë eurosh të bërë në merkaton e verës .
Kërkesat kanë rezultuar të menjëhershme për 28 vjeçarin dhe janë zikaltërit e Interit që duan ta afrojnë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ por do ti duhet të zhvillojnë një tjetër derbi me Milanin për shërbimet e Marcel Sabitzer .
Opsionet e të ardhmes konsiderohen mjaft interesante por fillimisht duhet të vihet theksi tek fakti se si zikaltërit ashtu edhe ‘’ Djalli ‘’ janë pothuajse në të njëjtat kushte me Bayern Munchen sepse shquhen si skuadra shumë të rëndësishme me një histori të gjatë suksesi mbi supe.
Pak muaj dhe asgjë nga ky lojtar që shkëlqeu me Leipzigun por falë Interit apo Milanit karriera e tij mund të ndryshojë dhe të rikthehet në atë lojtarin e frikshëm që bindi bavarezët t’ia rrëmbenin kundërshtarëve direktë për Bundesligën .
Megjithatë rendimenti i Marcel Sabitzer nuk ka ndikuar aq shumë në performancat e këtij ekipi që me shumë meritë lideron në kampionat dhe vijon i pamposhtur në Champions League , fakt që do të thotë se eksperienca dhe dëshira për të vijuar në rrugën e suksesit e kanë ndihmuar për tu shëndërruar në një rival tejet të vështirë për secilën skuadër .



