
Keidi Bare po kalonte një moment shumë të mirë si me ekipin e Espanyol, ashtu edhe me Kombëtaren. Megjithatë tashmë mesfushori do i duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën 3 javë, sipas asaj që raporton “RAC1”.
Pas grumbullimit me Shqipërinë për ndeshjet ndaj Hungarisë dhe Polonisë, thuhet se Bare u kthye i dëmtuar te Espanyol.
Për këtë arsye ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj fundjave, ndaj Elche, teksa pritet të jetë jashtë fushave të blerta për 3 javët e ardhshme. Kjo do të thotë se futbollisti mund të mungojë edhe për Shqipërinë në ndeshjen ndaj Anglisë, e cila është planifikuar të luhet më 12 nëntor.



